Besëtytnitë më të përhapura në botë, e çuditshme që ka ende njerëz që besojnë në to

Macja e zezë që të pret rrugën, të thyesh një pasqyrë, e të tjera besëtytni të çuditshme që janë trashëguar ndër shekuj. Mirëpo edhe këto besime popullore ndryshojnë sipas vendeve dhe kulturave.

Më poshtë, po ju rendisim disa nga besëtytnitë më të çuditshme nga shtete e rajone të ndryshme të botës.

Danimarka

Derdhja e kripës në tryezë në shumë vende është një ogur i keq, ndërsa hedhja e kripës mbi supin tuaj të majtë sjell fat. Derdhja e kripës, në Danimarkë është fat nëse është e thatë, por fat i keq nëse është e lagësht.

Praktikë e zakonshme në Skandinavi është të mbroheni nga shpirtrat e këqij dhe demonët duke hedhur pak kripë në vende të caktuara në shtëpi.

Shtetet e Bashkuara

Ju mund të mendoni se vetëm fëmijët besojnë te figurat e përrallave si shtrigat, por për një kohë të gjatë ata kanë frikësuar edhe të rriturit.

Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara, për shembull, ky besim është ende i dukshëm, pasi shumë shtëpi vendosin dritare me forma të veçanta të quajtura “dritare shtrigash”.

Ato janë të harkuara për të parandaluar që shtrigat të hyjnë në shtëpi me fshesat e tyre.

Marok

Në këtë vend shumë besëtytni janë të lidhura me djallin dhe fenë. Të gogësish me dorën para gojës është më shumë se një shprehje e mirësjelljes. Dora e majtë duhet të vendoset përpara gojës me pëllëmbën e kthyer përpara, në mënyrë që të largohet syri i keq ose djalli.

Gjesti duhet të shoqërohet me një formulë arabe: “astaghfar allah” (I lutem Zotit për falje).

Finlandë

Është mirë të mos vrasësh asnjë merimangë në Finlandë. Sipas besimeve lokale, mund të bjerë shi ditën tjetër.

Indi

Ekzistojnë disa metoda për të shmangur syrin e keq (karma negative) dhe fatin e keq. Në disa zona të vendit, njerëzit kanë një besëtytni të hedhin piper të kuq dhe kripë në hyrje të shtëpive të tyre.

Ndërkaq nëse udhëtoni në Indi, mund të shihni gjithashtu kunguj të mëdhenj të bardhë përpara shtëpive ose dyqaneve për të mbrojtur shtëpinë ose biznesin nga syri i keq i njerëzve.

Kinë

Numri 4 shqiptohet pothuajse si fjala “vdekje” dhe për këtë arsye sjell fat të keq në Kinë. Disa ndërtesa shkojnë direkt nga kati i 3-të në katin e 5-të. Përkundrazi, numri 8 do të thotë fat dhe lumturi.

Japoni

Nëse shkoni në Tokën e Diellit, mos i ngulni kurrë shkopinjtë në oriz. Kjo sepse ai është një kujtim i një personi të vdekur. Por në të vërtetë, tasi i orizit lidhet me tasat e temjanit që përdoren gjatë ceremonive funerale.

Gjithashtu, kryqëzimi ose thyerja e shkopinjve është një shenjë e fatit të keq.

Spanja

Ndryshe nga shumë kultura që kanë frikë të premten e datës 13, për spanjollët, e marta e datës 13 është një ditë jo e mirë për udhëtime dhe dasma.

Ky besim daton që nga Marsi, emri i zotit të luftës në spanjisht.

Franca

Pjesën e saj të besëtytnive popullore, të tilla si pirja e një dollie ndërsa shikoheni në sy me personin përballë e ka edhe Franca.

Dollia është një akt përkushtimi dhe besimi, tradita e të cilës daton që në mesjetë. Nëse dikush donte të të helmonte, duhej të shikonte gotën e tij për të parë nëse i kishte rënë helm në pije.

Italia

E në Itali është numri 17 ai që sjell fat të keq dhe jo 13, edhe nëse besëtytnia e numrit 13 rrjedh nga Bibla. Nga vjen kjo besëtytni për numrin 17?

Shpjegimi vjen nga shkrimi i saj me numra romakë: XVII. Është anagrami i VIXI-t, që në latinisht do të thotë “kam jetuar”, dhe për rrjedhojë “kam vdekur”.

Pra, nuk do ta gjeni veten me 17 të ftuar në një darkë në Itali. Po ashtu nuk do të keni një dhomë me numër 17 në një hotel ose një ndenjëse numër 17 në një fluturim të Alitalia./ a2news.com

ObserverKult


Nazim Hikmet
Nazim Hikmet

Lexo edhe:

NAZIM HIKMET: NATA E VITIT TË RI

Gjithë natën ra borë e dendur me furi
dhe nata ndrin e bardhë e vezulluar
një kasolle druri në qytet, periferi
në një rrugë braktisur e harruar!

Një fëmijë fle, mbështetur kokën mbi jastëk
Bjondi im i vogël topolak!
Shtëpi e boshatisur miq sonte nuk pret,
Stambolli i varfër duket tej dritares larg.

Era vërshëllen si egërsirë ne pyll
Si burgu ngjan sonte kjo vetmi
Mynever’ i vogël librin e saj e mbyll
e lot i valë i rrjedh në qetësi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult