Besim Zymberi: Nuk e di pse, plagë aq shumë…

besim zymberi

Poezi nga Besim Zymberi

Bëj shpesh plagët t’i numëroj
Por gjithnjë radhë e numrave më humb
Pastaj, numërimin sërish e provoj
Por assesi s’bëhet t’i dal në fund

Nuk e di pse, plagë aq shumë…
Sa numrat nuk më dalin t’u vë pikë
Ndaj, ndonjëherë, vetes me zë i flas unë
Ç’kanë numrat që më fshihen, ç’frikë…

Aq shumë plagë, të shtrira meje thellë
Sa më bëjnë të pyes veten domosdo
Ishin ato të lehta, sa të mos i kem ndier
Apo unë isha më i fortë se ato…

Numrat, nuk e thonë të vërtetën domosdo…

ObserverKult


besim zymberi

Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: DO TË DOJA QË SONTE TË VISH…

Poezi nga Besim Zymberi

Do të doja që sonte të vish këtej
Kur muzgu në lendina të ketë rënë
Symbyllur t’i dalim kësaj bote përtej
Diku ku mund t’na shohë veç e bardha hënë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: SIKUR TË FSHIHESHA PËR NDONJË DITË…

Poezi nga Besim Zymberi

Sikur të fshihesha për ndonjë ditë
Sa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…
E kishte me ne a me perënditë
Dhe a do të kthehet këtej përsëri…

Ndoshta një ditë edhe do të fshihem
Në një skutë të braktisur diku
Dhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem
‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”

Do të më mjaftonin netët plot qetësi
Gurgullimë e krojeve, e barit farfurimë
Ca tyje të shkëlqimta në qiellin e zi
Dhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë

E di se kështu mendoj ndoshta shpesh
Por me perënditë sikur ngatërrohem
Sakaq dëgjoj zëra: -të duam këtu, mes nesh
Te këndi ku muzat kurrë nuk vonohen

Pa them që tutje do ta lë me kaq
Dhe tërbimit tim do t’i vë pritë
Por, më ndjeni nëse ndodh, sakaq
Të ndiej zjarr prapë të fshihem për ndonjë ditë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult