Poezi nga Besnik Mustafaj
Pranvera iku, avulloi shirat
Dhe lulet pësuan fatin e tyre si përherë:
U mplakën,
e humbën shkëlqimin me zgjatjen e ditës
Ashtu në heshtje, pa ankim për sakrifikimin,
U shndërruan në zemër për frutat.
Atje ku ti s’ishe, më çuan këmbët.
Në fakt, i shtyva unë këmbët e mia,
Ku e dija që s’ishe, unë sot të kërkova
Sa për të gënjyer pak veten se prapë të doja.
Më ishte një hile e domosdoshme, hile me veten,
Për të besuar se bëra gjithçka dashurinë ta shpëtoj,
Dhe se veta përpara po vinte e ngjyrosur si flutur,
e hareshme po ashtu si flutur, gjithë ç’i duhet
Harrimit. Domethënë, edhe fillimit.
2 maj 1995
*Titulli i origjinalit: “Pranvera iku“
ObserverKult
Lexo edhe:
BESNIK MUSTAFAJ: ËSHTË BUKUR TË ECËSH NË SHI
Lexo edhe:
BESNIK MUSTAFAJ: BARDHYL LONDO REFUZOI TË PUNOJË ME SIGURIMIN KUNDËR ZHITIT… JU TREGOJ BISEDËN…
Ndarja nga jeta e poetit Bardhyl Londo, ka trishtuar miqtë dhe ata që e njohën nga afër në vite të vështira diktature dhe në ditët e lirisë. Londo prej shumë vitesh ka qëndruar i tërhequr, por forca e karakterit sillet në vëmendje kur ai nuk është më.
“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal. Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhiti dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU