Më pyeti një mik, nëse kisha një arsye thelbësisht të orientuar përnga një synim i qartë, se pse përpiqem kaq shumë dhe cilësisht kaq mirë, në përzgjedhje që bëj për publikimet e mia në Facebook.
Nga Albert Vataj
Patjetër ia ktheva! Madje mund të them se është obliguese tashme, vlerësimi dhe konsideromi me korrektësi dhe dinjitet i kësaj marrëdhënie.
Duke preferuar që më mirë të jem i bezdisshëm se sa i neveritshëm për miqtë, jam përpjekur dhe s’resht, të bëj atë që di të bëj më mirë. Jo për të shitur mend apo për vetëmburrje, por për të takuar e për të biseduar ashtu dashamirësisht dhe pozitivisht, me gjithë ata që kanë nevojë të provojnë diçka tjetër përtej asaj gatese bajate dhe telendisëse që propozon politika dhe jo vetëm.
Secili nga ne është përballë një jete të vështirë. Prej kësaj barre nuk mund të çliroj as veten dhe për rrjedhoja as të tjerët, por ama kam dhe ju keni, një mundësi që në atë pjesë të kohës së lirë, kohë të vyer për t’u parë me botë, për të komunikuar me dritën e njohjes, të përpiqemi, tu jap nga vetja më të mirën, atyre që përzemersisht i bëjnë vend kësaj qasje.
Ndoshta shumë prej gjërave që publikoj nuk kanë interesimin e tyre, por unë rrekem që të mund të bëjë pjesë të kësaj gostie sa më shumë specifika shijesh dhe perceptimi. Fakti se ka njerëz që më ndjekin dhe bujarisht shprehin kosnideratën e tyre për këtë punë, do të thotë se përgjithësisht ajo që synoj ka mundur të kapi interesim pritshëmrishë.
Një njeriu, me të cilin jeta sillet mizorisht, e përditshmja e lodh dhe e streson, pritshmëria e zhgënjën dhe e thyen, mendoj se negativitetet, helmatisjet, gjërat bajate i japin atij goditjen rrënuese.
Askujt nuk do i’a sygjeroja të dedikonte nga koha e tij/saj një kotsie, një boshi grryes, një inati nervacingëritës, një cinizmi shkallmues, një arrogance fyese, me të cilat mjerisht është i populluar komunikimi ynë i përditshëm në Facebook, e jo vetëm aty.
Ne mund të mos kemi gjë përcaktuese në dorë për të ndryshuar situatën politike dhe ekonomike, për të ftilluar mediat që kanë marrë udhën e qoftlargut, për të tranformuar filozofinë e funksionimit të gjërave, që të meritojmë më shumë nga e përditshmja, por ama askush nuk na privon të drejtën të zgjedhim se çfarë është më e mirë për ne, se çfarë është e dobishme dhe kontribuon që ta bëjë përballjen tonë të çdoditshme me sfidat, më të përballueshme.
Dashuro diçka që ti do dhe do të jesh i shpërblyer prej kësaj ndjesie që është mishërim i gjithë bekimeve që ka marrë lutja juaj. Beso në atë që dëshiron me gjithë shpirt dhe do ta kesh, sepse gjithçka që ke është çfarë ju meritoni. Mos lejo askënd të keqpërdor kohën tënde, të të fyej me alogjizmin idiot të mjaftueshmërisë me vlerën surrogate dhe shijen e pështirë. Koha juaj është e vlertë dhe ajo meriton të çmohet. Interesimi juaj është pasuri e atij shpirti të hyjshëm që njeh veç dritën dhe është ajo që ju lejon të jeni vetja përballë asaj përmjerrje kudërbuese që kërkon ta viktimizojë.
ObserverKult
======
Lexo edhe: