Zgjidhni me kujdes njeriun e jetës!

Bhawna Gautam

Nga Bhawna Gautam

Jini pranë njerëzve që ju vlerësojnë, edhe nëse kjo do të thotë se keni vetëm disa.
Vlera e vërtetë e çdo marrëdhënieje qëndron në vlerën që i japim njëri-tjetrit. Kjo sepse kur vlerësojmë diçka, gjithmonë kujdesemi për të.

Në fillim të jetës ne ndjejmë se lumturia vjen nga njerëzit. Përpiqemi të kemi gjithnjë e më shumë njerëz në jetën tonë. Por, ndërsa përjetojmë faza të ndryshme të jetës, kuptojmë se në kohën e nevojës, kur kishim nevojë për një shpatull ku të mbështeteshim, dikë që të mbante qëndrim me ne ose të na besonte, kishim vetëm disa.

Zgjidhni me kujdes se kush ju shoqëron në jetën tuaj. Kur keni dike që ju kupton, vlerëson dhe ndjen për ju, s’ju vyen gjë tjetër.

ObserverKult

Lexo edhe:

MAYA ANGELOU: NJERËZIT HARROJNË GJITHÇKA, PËRVEÇ SI I KENI BËRË TË NDJEHEN…

Bhawna Gautam: anglou

“Mund të më qëllosh me fjalët e tua, të më copëtosh me sytë e tu, të më vr asësh me urrejtje, por si ajri, unë sërish do të ngrihem”.

“Kam mësuar që njerëzit do të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit do të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do ta harrojnë se si i ke bërë të ndjehen.”

“Nëse nuk e pëlqen diçka, ndryshoje. Kur nuk mund ta ndryshosh, ndrysho qëndrimin tënd”.

“Nëse po përpiqesh gjithmonë të jesh normal, nuk ke për ta kuptuar asnjëherë se sa i mrekullueshëm mund të jesh”.

“Ne kënaqemi me bukurinë e fluturës, por rrallë pranojmë ndryshimet që ka kaluar për ta arritur atë bukuri.”

“Kur nuk jam e mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua?”

ObserverKult