Maya Angelou: Njerëzit harrojnë gjithçka, përveç si i keni bërë të ndjehen…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Maya Angelou:

“Mund të më qëllosh me fjalët e tua, të më copëtosh me sytë e tu, të më vr asësh me urrejtje, por si ajri, unë sërish do të ngrihem”.

“Kam mësuar që njerëzit do të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit do të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do ta harrojnë se si i ke bërë të ndjehen.”

“Nëse nuk e pëlqen diçka, ndryshoje. Nëse nuk mund ta ndryshosh, ndrysho qëndrimin tënd”.

“Nëse po përpiqesh gjithmonë të jesh normal, nuk ke për ta kuptuar asnjëherë se sa i mrekullueshëm mund të jesh”.

“Ne kënaqemi me bukurinë e fluturës, por rrallë pranojmë ndryshimet që ka kaluar për ta arritur atë bukuri.”

“Nëse nuk jam e mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua?”

“Ne kemi nevojë për shumë më pak nga sa mendojmë se kemi nevojë.”

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme përtej disiplinës dhe kreativitetit, është të marrësh guximin të dyshosh”.

“Çfarëdo që dëshironi të bëni, nëse doni të jeni të mirë në të, duhet ta doni atë dhe të jeni në gjendje të bëni sakrifica për të”.

“Urrejtja, ka shkaktuar shumë probleme në botë, por ende nuk ka zgjidhur asnjë”.

“Gjithë arritjet e mëdha kërkojnë kohë”.

“Mundohu të jesh si një ylber në renë e dikujt”.

“Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve që ju merrni, por nga momentet që ju merret fryma.”

“Nuk ka një agoni më të madhe sesa të bartësh një histori të patreguar brenda teje.”

“Kur të humbasim dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, ai është momenti kur do të vdesim përfundimisht”.

“Mos e trajto asnjë si prioritet, kur gjithçka që je për ta është një opsion”.

LEXO EDHE: Maya Angelou: Unë ngrihem përsëri!

Mund të gëzohesh se po më braktis,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po më shkel me këmbë,
Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.

Te shqetëson kryelartësia ime?
Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?
Se unë rri sikur kam puse me nafte,
Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?

Njësoj si dielli, njësoj si hëna
Në baticat në harmoni
Njësoj si shpresa që çohet lart,
Unë do ngrihem përsëri.

Dëshiroje të më shihje të thyer,
Me kokë të ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule thare,
Grua e mjerë që një fjalë se thotë?

Mos të lëndon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?