Biber, hapet konkursi për tregim të shkurtra

Biber bashkë me mbështetjen e Qendrës për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd, hap konkursin e gjashtë për tregime të shkurtra.

Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autorë të afirmuar, ata që nuk kanë botuar punime deri më sot dhe autorë që shkruajnë në shqip, boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht dhe serbisht.

Sikurse në konkurset e mëparshme Biber, edhe tema e këtij konkursi është e zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 26 maj 2024 dhe njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Juria e konkursit përbëhet nga Tanja Stupar Trifunoviq, Almin Kaplan dhe Jasna Dimitrijeviq. Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2024.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime: çmimi i parë 1100 euro, çmimi i dytë 850 euro dhe çmimi i tretë 600 euro.

Konkursi do t’i kontriboj kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesin autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore./biber.nenasilje.org

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA MUSA VYSHKA: ERDH’ KOHA TË VDESIM? S’ËSHTË KEQ, NUK KEMI MË Ç’TË PRESIM!