Nën moton “Dhuro një libër, dhuro një copëz Shqipëri”, Biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti” së fundmi ka ndërmarrë një nismë për fëmijët shqiptarë të lindur në Itali.
Bëhet fjalë për nismën e dhurimit të librave për ta. Dëshira e këtyre fëmijëve të shkollës “Migjeni” për të lexuar në gjuhën shqipe është shumë e madhe dhe këta fëmijë nuk kanë një bibliotekë të librit në gjuhën shqipe.
E një veprim i vogël, duke dhuruar një libër mund të plotësojë një ëndërr të madhe.
Lidhur me këtë nismë ka reaguar kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili theksoi se të dhurosh një libër është si të dhurosh një botë të re.
“Të gjithë mund të ndihmojmë fëmijët shqiptarë të kësaj shkolle, të cilët duan aq shumë të mësojnë gjuhën amtare, duke dhuruar libra të rinj ose të përdorur pranë bibliotekës “Marin Barleti”. Të ndihmojmë për të përçuar më tej gjuhën tonë të bukur shqipe”, tha Beci.
Koleksionet e çmuara që ka biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër e kanë kthyer atë në një qendër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave humane dhe filologjike.
ObserverKult
Lexo edhe:
E PAZAKONTË: BIBLIOTEKA E KRIJUAR NGA PASTRUESIT E ANKARASË
E gjeni në kryeqytetin turk dhe është me gjasë, biblioteka më e veçantë në botë. Mundet të tingëllojë paradoksale, por librat e kësaj “ngrehine kulture” janë mbledhur nga persona që, për të jetuar u duhet të pastrojnë koshat e mbeturinave.
Ata kishin idenë për të mbledhur të gjithë librat që gjetën në rrugë. Në vend që t’i hiqnin qafe, vendosën t’i mbanin në bibliotekën e tyre. Ndërsa ata nuk e kishin idenë se shumë shpejt, do të bëhej kaq e popullarizuar.
Si filloi?
Ata kanë mbledhur libra për muaj të tërë dhe dalëngadalë, numri i tyre në rafte u bë gjithnjë e më i madh. Ndërsa, sa dëgjuan për idenë, banorët filluan të dhurojnë libra tjere.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
VIDEO: BIBLIOTEKA MAHNITËSE E UMBERTO ECOS
Umberto Eco përveç veprave të tij autoriale, la pas vetes edhe një koleksion të madh librash.
Shkroi letërsi, kritikë letrare, tekste akademike mbi semiotikën, por edhe studime për gjithçka, nga estetika mesjetare deri te media moderne.
Shkroi shumë. Por edhe lexoi shumë. Hapeni cilindo kapitull vepreje të tij. Fanepseni nga dija, informacioni dhe formimi i gjithanshëm.
Umberto Eco dëshmoi një mendje të thellë, por një Mendja e tillë kërkon një bibliotekë ose biblioteka të pasura.
Mund të imagjinojmë sa kala të tilla dijeje ka vizituar Eco në udhëtimet e tij nëpër botë. Ndërsa atë që ai e ndërtoi vetë, mund ta shohim në videon e mësipërme.
Edhe pse jo e pafundme si biblioteka e të gjithë librave të mundshëm të imagjinuar nga Borges, biblioteka private e shtëpisë së Ecos duket, nga këndvështrime të caktuara, pothuajse po aq e madhe.
Kamera e ndjek Umberto Econ teksa kalon raft pas rafti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult