Meta: Në vend të kompensonte miqtë e tenderave, Rama duhej të dedikonte fonde për arsimin

Ilir Meta mesuesit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka dënuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se “pa krim nuk ka zhvillim”.

Sipas Metës kjo është një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, që ka detyrë të luftojë krimin dhe ndihmuar zhvillimin.

Më tej ai tha se kryeministri Edi Rama duhej të dedikonte fonde në ndihmë të arsimimit të fëmijëve, si dhe të motivonte punonjësit e sistemit arsimorë.

Javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, që ka detyrë të luftojë krimin dhe ndihmuar zhvillimin. Duhet thënë me forcë se pa arsim nuk ka zhvillim, duhet sjell vetëm një arsim cilësor, me shkolla e kurrikula, me mësues të motivuar dhe paga motivuese.

Nesër nis dhe viti i ri shkollor dhe kam kënaqësinë të uroj mësuesit dhe nxënësit për një vit sa më produktiv. Brezi i ri është shpresa më e madhe për të ardhmen ndaj vendi ka nevojë për politika për arsimin, arsim cilësor dhe i lidhur me tregun e punës.

Arsimi do ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit nuk do kishte pasur vend në Shqipëri. Duhet të kemi qasje mbështetëse ndaj punonjësve në sistemin tonë arsimor.

Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të arsimojnë fëmijët. Ndaj jam sot këtu, siç dhe sot paradite deputetët e Partisë së Lirisë, për të denoncuar një situatë konkrete të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 90 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë.

Çështje që ne do e ndjekim në Kuvend dhe do jemi në mbështetje të arsimit, lufta jonë në të gjitha aspektet do t’i japë arsimit prioritetin që meriton”, u shpreh Meta./balkanweb

ObserverKult

Lexo edhe:

ERMAL META: BABAIN S’DO TA FAL KURRË, NA LA VETËM NË VITET E TMERRSHME PAS ’90!