Biblioteka “Fan S.Noli” nga sot më e pasur, Hysen Këqiku ia dhuron bibliotekën e tij

Shkrimtari i njohur, Hysen Këqiku krejt librat që i ka pasur në bibliotekën e tij personale ia ka dhuruar Bibliotekës “Fan S. Noli”, në Gjilan.

Por, këtë kontribut shkrimtari e ka bërë që nga viti 1973 derisa deri më sot kësaj biblioteke ia ka dhuruar gjithsej 4000 ekzemplarë.

Në shenjë falënderimi për këtë kontribut Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë Rini e Sport, Hysen Këqikut ia ka ndarë një mirënjohje.

E lexuesit të cilët do ta frekuntojnë këtë bibliotekë, do të kenë mundësi të shohin tituj të ndryshëm që ka dhuruar autori.

Ndryshe rikujtojmë se “Nëpërkëmbësi”, “Ti dil nga loja”, “Kufij që preken”, “Dritë mbi Lotinë”, “Kosova është deri te Molla e Kuqe” e “Kërkimi i metaforës” janë disa nga titujt e veprave që Këqiku ka botuar./ ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

BIBLIOTEKA PRESIDENCIALE “IBRAHIM RUGOVA”, PASUROHET ME 600 TITUJ TË RINJ

Biblioteka Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”, është pasuruar me rreth 600 tituj të rinj, botime të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për media nga presidenca e Kosovës, thuhet se dorëzim-pranimi u bë në një ceremoni të organizuar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në të cilën këshilltari i presidentes Osmani, Vehbi Miftari dhe përgjegjësi i Bibliotekës Presidenciale, Florent Rrahmani u pritën nga sekretari shkencor i Akademisë, akademik Shaban Sinani dhe akademik Vasil Tole, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Përgjegjësi i Bibliotekës Presidenciale, Rrahmani tha se ky koleksion e pasuron fondin bibliotekar dhe thellon më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, por njëkohësisht ofron edhe mundësi të reja për studiues dhe hulumtues.

“Fondi i dhuruar nga Akademia e Shkencave, që po i dhurohet Bibliotekës Presidenciale, përveç pasurimit, ka peshë të veçantë jo vetëm për bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për hapjen e mundësive të reja për studiues”, ka thënë Rrahmani.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult