
Me rastin e Ditës Botërore të librit për fëmijë dhe të rinj, një lajm të bukur për të gjithë lexuesit e vegjël të kryeqytetit ndan Biblioteka “Hivzi Sulejmani”. Prej sot për nxënësit e klasëve I-IX, kjo bibliotekë ofron regjistrim falas, në Dardani si dhe në degën në Taukbashçe.
Me këtë rast në orën 14:00 në Bibliotekën Hivzi Sulejmani-Prishtinë do të ketë promovim libri, lexime letrare nga krijues e nxënës, tinguj në piano, libra dhuratë, koktej…etj.
ObserverKult
