Biblioteka Kombëtare kthen sallën e shërbimeve në magazinë/ Misha: Zbuluam 11 libra të rrallë

Nga Leontina Nikaj

Prej vitesh Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vuan mungesën e hapësirave. Situata është emergjente. Salla e gazetave dhe shërbimeve është kthyer në magazinë librash.

Libra e revista të rralla botime të hershme qëndrojnë në kuti kartoni, madje edhe në tokë, evidentuar edhe në raportin e KLSH.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha është vetëdijshëm se premtimi për godinën e re është ende i largët. Ai i ka propozuar Ministrisë së Kulturës në Shqipëri lirimin nga 5 kopjet e detyruara, si dhe dhurimin e fondeve të caktuara për bibliotekat e rretheve.

“Ne kemi bërë me shkrim një propozim në ministri. Besoj se do ta çojë në parlament. Ne kërkojmë që të ndryshojë ligji i librit që e bën të detyrueshëm më shumë se 5 kopje për libër që të mos keni nevojë për më shumë se 2-3 libra”, thotë ai.

Ndërkohë që gjatë sistemimit të librave në fondin e huaj edhe vetë drejtori është surprizuar nga gjetja e këtyre botimeve të rralla. Bëhet fjalë për ato që janë porositur nga Napoleon Bonaparti me format të madh.

“Në fund të sallës janë librat e mëdha fare. Është një botim i zbuluar në bibliotekën e vjetër. Është një botim i bërë kur Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin”, shprehet Misha.

Këto vepra të fillim viteve 1800 nuk dihen se si kanë përfunduar në fondin e Bibliotekës Kombëtare. Por, së shpejti është menduar që të prezantohen për publikun në një ekspozitë. /abcnews.al

ObserverKult

_______________________

Lexo edhe:

RREZIKOHET FONDI I VLERAVE TË RRALLA NË BIBLIOTEKË: “HUMBJA E TIJ- KATASTROFË KOMBËTARE”

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë edhe pas dy incidenteve të ndodhura vite më parë me një përmbytje dhe një zjarr në mjediset e saj vijon të mbetet në të njëjtat kushte.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nënvizoi se auditimi i kryer së fundmi nuk gjeti asnjë përmirësim në raport me atë të mbajtur 6 vite më…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult