Biden njeh zyrtarisht gjenocidin armen nën Perandorinë Osmane

Presidenti i SHBA, Joe Biden bëhet i pari nga vendi i tij që njeh gjenocidin armen nën Perandorinë Osmane.

Asnjë President i mëparshëm amerikan në 106 vite nuk e kishte njohur, por sot në 106-vjetorin e gjenocidit armen Biden dha një mesazh duke u sensibilizuar me popullin armen.

Ai deklaroi se mizori të tilla duhen ndaluar të ndodhin dhe tashmë është momenti për të parë nga e ardhmja.

Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin Armen të Perandorisë Osmane dhe rivendosim veten për të parandaluar një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë. Sot, ndërsa vajtojmë për atë që humbi, le të kthejmë sytë nga e ardhmja – drejt botës që dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët tanë. Një botë e pa njollosur nga të këqijat e përditshme të fanatizmit dhe intolerancës, ku të drejtat e njeriut respektohen , dhe ku të gjithë njerëzit janë në gjendje të ndjekin jetën e tyre me dinjitet dhe siguri. Le të rinovojmë vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme që të ndodhin kudo në botë. Dhe le të ndjekim shërimin dhe pajtimin për të gjithë njerëzit e botës.”- tha Biden.

Në gjenocidin e periudhës 1915-1916, Perandoria Osmane vrau dhe spastroi për motive etnike mbi 1 milionë armenë në Azinë e Vogël. Ende dhe sot Turqia me Armeninë kanë probleme diplomatike.