Bienalja e Filmit të Venecias sërish nën masat ndaj COVID-19

Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në qytetin italian të Venecias është vendosur të fillojë sërish, edhe këtë vit, nën masat ndaj COVID-19.

“Kontrollet janë sërish të nevojshme dhe biletat do të duhet të rezervohen paraprakisht në internet”, shpjegoi presidenti i Bienales së Venecias, Roberto Cicutto.

Gjithashtu, disa shfaqje do të anulohen, për shkak të kufizimeve në kohë.

Sipas drejtorit të kinemasë së Bienales, Alberto Barbera, pandemia e COVID-19 duket se ka sjellë më shumë krijimtari.

“Cilësia e filmave është përgjithësisht mesatarisht më e lartë këtë vit, sikur pandemia të ketë stimuluar krijimtarinë e të gjithëve”, tha Barbera.

Sipas tij, këtë vit, në Bienale përfaqësohen një total prej 59 vendesh.

Në të marrin pjesë pesë regjisore, tre më pak se në vitin 2020.

Festivali i filmit zhvillohet nga 1-11 shtator.

Konkursi i këtij viti hapet me “Madres Paralelas”, nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar./BW

LEXO EDHE: Bienalja e Akuarelit, aty ku tregohet fuqia e artit