“Big Brother” në Shqipëri: Dikush duhet të përgjigjet për këtë skandal…

Nga Iva Çaushaj Vaso

T’paktën big-qenefi për diçka shërbeu: na tregoi se, me një të kërcitur të gishtërinjve, sistemi ynë i ndritur shëndetësor, të pret, të merr anamnezën, të bën skanerin, madje, të jep edhe përgjigjen në kohë.

E gjithë kjo maratonë rrenash, nis në orën 22:00 dhe përfundon rreth mesnate.

Pa i hyrë debatit se, një palo spurdhiak mashtron e tallet pa pikë turpi me jetën; pa hyrë në të thella se, u përdorën shërbimet shëndetësore shtetërore thjeshtë për një lojë perversësh, kur pacientët e qenësishëm lëngojnë në radhë të gjata pritjesh dërrmuese pa zgjidhur dot hallet e tyre jetike; pa përmendur se, lypset që çështja të hetohet ligjërisht, që, fjala bie, nesër mos të më teket mua të shpik tumore hipotetike e t’i zë radhën një të sëmuri të vërtetë nëpër spitale…

Çështja është: përse pacientët shqiptarë presin javë apo muaj nëpër dyert e spitaleve shtetërore për të kryer ekzaminime jetike, kur, mundësia qenka që këto të bëhen brenda orës?!

Dikush duhet të përgjigjet për këtë skandal!

Apo, për momentin është më zbavitës pastrimi i tubave t’sobës?!

MJERIM!

ObserverKult


Lexo edhe:

DENIS DYRNJAJA: “NË BIG BROTHER VIP QENKA FUTUR EDHE JOZEFINA TOPALLI”

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar edhe Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar. Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private.

Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish-Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult