Bilall Xhaferi: Rinia ime…

bilall xhaferi çame bilal

Nuk më vrapoi rinia
duke gjurmuar pulpët si shishe shampanje.
nuk m’u verbua rinia
pas ngjarjeve të fustaneve.
Nuk m’u mbyll rinia
në parantezat e qepallave
të ndonjë vajze sentimentale.
rinia ime zgjodhi një tjetër drejtim,
zgjodhi të tjera ngjyra,
duke gjurmuar një dashuri të madhe,
duke kërkuar një lumturi të madhe,
si në një aksion të pandërprerë,
nga kantieri në kantier,
nga ferma në fermë,
nga miniera në minierë;
rrugëve të atdheut.
Ajo mbarti të gjitha ngjyrat e baltrave
dhe tani e shoh tek digjet
kurorë sipër dheut,
si një ylber i pjellë nga mitra
e shtrëngatave.

ObserverKult

Lexo edhe:

JORGO BLLACI: NUK SHIHESHIM DOT NË SY…