Jorgo Bllaci: Nuk shiheshim dot në sy… 14/12/2020 • 14:39 Një mbrëmje si kjo, tek shëtisnim,N’agim të rinisë të dy,Nga turpi i puthjes s’guxonim të flisnim,Nuk shiheshim dot në sy. Po sot, pas kaq viteve ndarë,Kur hasemi rrugës të dy,A thua, nga turpi i puthjes së parë,S’u shihkemi dot në sy?