Birçe Hasko kujton xhirimet natën të filmit “Radiostacioni”: Ruajtja e godinës së Radio Tiranës është fisnikëri e kulturë

Nga harresa e objektit monument kulure, te frika e shembjes. Gjendja e mjerueshme e godinës se ish-radio Tiranes ka nxitur reagimet e opinionit publik.

Godines trekatëshe pak dite me pare iu hoqen dyert e dritaret, çka rihapi debatin mbi shkatërrimin e kujtesës historike e objekteve monument ne kryeqytet. Për rendësin e saj për vendin dhe ate qe përfaqësonte, ne te dhe per te, do te xhirohej edhe filmi Radiostacioni. Aktori Birce Hasko, qe luajtin rrolin e Mete Aliu, tashme 78-vjeçar, kujton xhirimet e filmit.

“Ajo godinë ka histori që nuk duhet harruar. Respekti ndaj brezave është kulturë dhe fisnikëri. Kanë kaluar 40 vjet nga xhirimi i filmit me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të Rikard Ljarjes. Ajo godinë duhet restauruar dhe duhet bërë edhe më e bukur. Për fat aty u xhirua një film dhe e të tregohet historia”, thotë Birçe Hasko.

Ish-Radio Tirana do të inaugurohej me 28 nëntor 1938 ndërsa filmi i xhiruar për të, përjetëson fundin e luftës së dytë botërore, duke përjetësuar njëherësh edhe godinën trikatëshe, nga të paktat në histori që kanë mbetur ende në këmbë.

“Xhirimet e skenave të filmit, sidomos ato të luftës, u bënë jashtë godinës. Por ne e dinim historinë e saj dhe jetën e saj. Kemi xhiruar kryesisht natën për më shumë se një muaj. Radio Tirana duhet restauruar, që të qetësohen shpirtrat e atyre që nuk janë më”, thotë Hasko, që e sheh këtë bisedë edhe si një homazh për miqtë që nuk janë më.

Ajo që në film përfaqësonte zërin e munguar te Shqipërisë se pushtuar, tashmë përfaqëson ndërgjegjen e munguar për trashëgiminë, kujtesën, historinë dhe te5 shkuarën. Tani “Ju flet Tirana” ka imazhin e saj./BalkanWeb