Bislim Ahmetaj: Kjan në gjuhë të huaj, e kesh në gjuhë amtare

bislim ahmetaj


Poezi nga Bislim Ahmetaj

Kjan në gjuhë të huaj,
e kesh në gjuhë amtare.

Nji fëmi i vogël,
ndoshta, dy a tri vjeç,
kjan, pa pra në gjuhë të huaj.

E ama
nji grua e hollë, si plep
i flet me za të shkimun.

“Shuj
t’pastë nana, se
jem ka shkojmë te nana Drane.”

Fmija
pra, e
s’ndihet ma,
nis e kesh shqip
e flet në gjuhë të huaj me za t’naltë.

E, ama, përlotet,
tuj kqyr rreth e rrotull,
si nji sorkadhe e frigueme
se mos dikush ashtë duke e venerue.

Ndërkohë
që dritat e avionit
të linjës Londër-Tiranë
janë t’zbehta, thuajse të shkimuna.

Shumica e
udhëtarëve t’tjerë
as keshin, as folin,
ata janë t’përgjumun,
t’përhumun, t’ngujuem
në heshtjen e tyne t’etert
m’i telefona dhe smartfona .

Ndërsa
fmija i vogël që,
kjan në gjuhë të huaj
e kesh në gjuhë amtare,
ka shpërthye në të qeshuna,
avioni i linjës Londër -Tiranë
e ka shkel tokën e Nanës Drane.

3 dhjetor 2023

ObserverKult


Lexo edhe:

“NËSE GJELI KËNDON NË MBRËMJE- VDES NJË MIK”/ JA DISA BESTYTNI SHQIPTARE PËR MIQTË…