
Hajde
ta pimë
nga një gotë lumturi së bashku.
Mos thuaj
s’kam kohë.
Se në gjumë do shkosh,
e nesër kush e di,
prej gjumi
s’kena me mujt me u çue.
Asht
lang dashnie
prodhuar nga
stërgjyshat e Kajamit.
Ruajtun
mureve të durimit,
rrënojave të pritjes,
shkrepave të shpresës,
kthinave pa dritë të jetës.
S’duhet lanë pa pi
ai musht jete,
nëse do,
që të jetosh
në qiellin plot yje
të dashnisë së epërme.
Si m’ke
pas thanë
në at’ andrrën
që bashkë e patëm pa.
“Ti Arushë e madhe,
unë Arushë e vogël,
shtri mbi yje
e mlue me qiell”
Mos mungo,
sonte
të pres
n’ag të diellit
ulun kamkryq
n’semaforin e parë
të Rrugës së Qumshtit.
Dua,
me çdo çmim,
ta pimë bashkë,
ka nji gotë dashni
e mandej ti themi dekës
“Mirë se të pruni Zoti ndër ne”.
ObserverKult
Lexo edhe:






