Të dua
Se pa ty
Sytë e mi
S’do të mund të shihnin
Lindjen e diellit mengjeseve.
Të dua
Se pa ty përendimi i diellit
Në muzg do të ishte lamtumirë në ‘err
Si një qindarkë e hedhur në duart e një lypsi të uritur.
Të dua
Se zjarri yt mi
Zgjonë sythet e fjetura dhe i çel lulet në pranverë
Të dua
Se ti ma ndezë shpirtin
Dhe mi pjek frytat në verën që kallë
Të dua
Se ti je rreze, je ngjyre.
Dhe gjethet nuk do të binin sikur të mos ishe ti
Të dua
Se ti më ngrin ,
Më shkrinë,
Më zbardhë,
Më nxinë
Ma mbush jetën me dritë, tufanë dhe suferinë
Atë ,
Jetën time,
Që e dua me mëngjes, me mbrëmje, me katër stinë…