Bledi Mane vazhdon të ofendojë kosovarët edhe brenda shtëpisë së Big Brother

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë por ka vazhduar të flasë për kuzhinën.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit” dhe se ende kanë mbetur tek “pleskavica dhe lakra”.

Këtë gjë i njëjti ka vazhduar ta pohojë edhe brenda shtëpisë. E habitur nga deklarata e tij ka mbetur Nita, banorja nga Kosova.

Deklaratën e Bledi Manes mund ta shikoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

GAZETARI NGA TIRANA FYEN KOSOVARËT: JU NUK PËRDORNI VAJIN E ULLIRIT, ENDE JENI TE PLESKAVICAT DHE LAKRAT