Blerina Rogova Gaxha: Apartamenti i vogël

blerina rugova gaxha

ishte i vogël vërtet
nga ato apartamente që s’të lënë përshtypje fare
s’kish ballkon
po kish nji ambëlsi të veten
dhe nji dritare të madhe
prej ku e shihje shpirtin e qytetit
në mot me diell
në mot me shi
në mot me borë
shumëçka ka ndodhë aty
mes fqinjve të panjohur
në pak metra katrorë
në katin e tetë një shtrat i madh
një tavolinë, një televizor
fotografitë tona në mur
në borë
në det
në vjeshtë

ishte i vogël vërtetë
muret ruanin sekrete plot
fjalë zënka e dashni
avujt e kafeve të mia
kur i pija
përmbi godina përmbi qytet
kurrë nuk do të zbrisja nga aty por unë
u desh të merrja tjetër rrugë
ai mbeti aty si prush i kujtesës

*Nga libri “Thasë”, Armagedoni, 2020

ObserverKult