Poetja dhe studiuesja e letërsisë, Blerina Rogova-Gaxha, është zgjedhur drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Njoftimin për kandidatin e suksesshëm, për zgjedhjen e saj drejtoreshë, e ka dhënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në uebfaqen e vet.
Rogova-Gaxha ka arritur që në testin me shkrim të marrë 51.8 poenë, kurse në intervistën me gojë 26. Gjithsejtë, 77.8 poenë.
Biografia e Blerina Rogova-Gaxhës
Blerina Rogova-Gaxha, e lindur në Gjakovë më 1982, është poete, eseiste dhe studiuese e letërsisë, njëherësh doktore në shkencat filologjike. Sipas biografisë së saj publikuar te PEN-Qendra e Kosovës, ajo është laureate e çmimit ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilenica Award” në Slloveni, 2015, dhe e Çmimit kombëtar për veprën më të mirë në poezi në vitin 2020.
“Autorja ka pasur prezantime të shumta në festivalet e letërsisë dhe në panairet e librit në Gjermani, Austri, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Irlandë, Maqedoni, etj. Shkrimtare mysafire në rezidencat ndërkombëtare të shkrimtarëve në Vjenë, Split dhe Novo Mesto”, shkruhet në biografi.
Sipas biografisë, poezitë dhe esetë i janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja. Pos disa vëllimeve poetike, ajo është edhe autore e monografisë “Vdekja në letërsinë moderne shqipe: Ndre Mjedja, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli” dhe e veprës “Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë”.
ObserverKult
Lexo edhe: