Bob Dylan: Kur të më vijë vakti për të vdekur…

bob dylan prej dites ne dite

Atëherë, kur të më vijë vakti për të vdekur, nuk dua njeri të mbajë zi,
nga ju dua vetëm të ma çoni trupin në shtëpi!
Sa mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Epo mirë, mirë, mirë,
sa mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Jezusi do të ma rregullojë, Jezusi do të ma shtrojë,
Jezusi do të ma matarojë shtratin e vdekjes.

Epo mirë, Jezus, eja e më tako, më tako
diku pezull në mes të ajrit
nëse këto krahë do të më lenë në baltë!
O Zot, a nuk do të presësh me një palë krahë të tjera!
Sa mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Epo mirë, mirë, mirë,
sa mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Jezusi do të ma rregullojë, Jezusi do të ma shtrojë,
Jezusi do të ma matarojë shtratin e vdekjes.

O Zot, kur kur të më vijë vakti nuk dua njeri të më qajë!
Vetëm kur të vdes dua që të më merrni!
Sa mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Epo mirë, mirë, mirë.
Sa mirë, mirë, mirë, mirë, vetëm që të mbyll sytë rehat.
Jezusi do të ma rregullojë, Jezusi do të ma shtrojë,
Jezusi do të matarojë shtratin e vdekjes.

Shqipëroi: Edvin Shvarc

ObserverKult


Lexo edhe:

BOB DYLAN PËRBALLET ME AKUZË, KA TË BËJË ME NJË RAST TË VITIT 1965

Kantautori amerikan, Bob Dylan, është paditur nga një grua që thotë se ai abuzoi seksualisht me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeç.

Padia pretendon se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i siguruar paditëses alkool dhe drogë dhe për të abuzuar seksualisht me të shumë herë”.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Hotel Chelsea të Nju Jorkut.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult