Ndoc Gjetja: O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Ndoc Gjetja
Ndoc Gjetja - foto nga Kolec P. Traboini Athine, qershor ,1993

Poezi nga Ndoc Gjetja

O Zot që fatet tona në dorë i mban!
Na ruaj nga shëndeti trashaman,
na ruaj nga orekset e Sanço Pançës,
na ruaj nga hija e rëndë e famës,
na ruaj nga faqeputhjet helmuese të Judës,
na ruaj nga orteku rrëmintar i turmës,
na ruaj nga prejardhja prej shimpanzesë,
na ruaj nga thyerja e timonit të kresë,
na ruaj nga putra pushtetore e Njëshit,
na ruaj nga engjëjt, na ruaj nga dreqërit,
na ruaj përditë nga ftohjet e miqësive,
na ruaj, o Zot, secilin prej të gjithëve!

*Titulli i origjinalit: Lutje

ObserverKult


Lexo edhe:

NDOC GJETJA: MË NË FUND U PLAKËM GRUA…