Bob Dylan përballet me akuzë, ka të bëjë me një rast të vitit 1965

Kantautori amerikan, Bob Dylan, është paditur nga një grua që thotë se ai abuzoi seksualisht me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeç.

Padia pretendon se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant për t’i siguruar paditëses alkool dhe drogë dhe për të abuzuar seksualisht me të shumë herë”.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në Hotel Chelsea të Nju Jorkut.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan i tha BBC se “pretendimi 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Akuzuesja e cila aktualisht jeton në shtetin e Konektikatit është identifikuar vetëm nga inicialet e saj, J.C.

Ajo tha se këngëtari 80-vjeçar, i kishte shkaktuar “dëm të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”, dhe po kërkon dëmshpërblim, transmeton ‘a2news.com’.

Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në vitin 2016, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz.

LEXO EDHE: Bob Dylan, nobelisti i muzikës së përjetshme