Bob Kaufman: Poezi burgu

1

Po rri ulur nё njё qeli me pamje tё paraleleve tё kёqija,
Duke pritur rrufenё tё mё çajё nё njё mijё vetesh tё mia.
Nuk mjafton tё jesh nё njё kafaz sall me njё vete;
Dua t’i rri pёrballё secilit tё burgosur veç e veç nё secilёn
            birucё.
Dyert hapen dhe kёrcasin, çdo pёrplasje ёshtё njёfarё mbarimi,
            bam!
Xhanki u zhduk nё zhurmёn e kuqe, duke gjuajtur me gurё ferrin
            e vet.
Pijaneci kutёrbues pёrgёzon veten ngase nuk drogohet mё,
Gjurmёt e gishtave kanё mbetur nё gurёt e varrit tё zi,
Zhurma e dhimbjes depёrton nёpёr muret e çelikta qё pёrplasen
Arrin edhe dhimbjen time. Unё po bёhem pjesё e dikujt pёrgjithmonё.
Pёr mua akcentet e pakultivuara tё kriminelёve janё mё tё kёndshme
            sesa bubёrrima e policёve,
Tё pangeshmit zhdёpin qepenёt e shpirtave njerёzor; ngarkesat
E destinuara pёr portet e akuzave, pёr limanet e fajit.
Çka hanё policёt, Sokrat, ende i burgosur, i mjeri plak?

2

O piktor, ma pikturo njё burg tё trentё, me qeli tё krisura me
            ngjyra uji.
Poet, sa ёshtё e vjetёr vuajtja? Shkruaje nё oksid plumbi.
O Perёndi, ma puno njё qiell nё tavanin tim tё qelqtё. Kam
            nevojё pёr yje tash,
Tё mё udhёheqin nёpёr kёtё atmosferё britmash dhe ferresh
            private,
Hyrjesh e daljesh, brenda…jashtё…lart…poshtё, kolovajzё
            qytetare.
Dёgjo-mё-tash-dёgjo-mё-tash-gjithmonё disi jam kёtu.

3

Nё botёn e qelive – kush nuk ёshtё nё burg? Rojet e burgut.
Nё botёn e spitaleve – kush nuk ёshtё i sёmurё? Mjekёt.
Sardelet e arta po mё notojnё nё kokё.
Oh, ne i dimё do gjёra, o njeri, rreth disa gjёrave
Siç janё xhazi, burgjet dhe Zoti.
E shtuna ёshtё ditё e mirё pёr tё shkuar nё burg.

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

BOB KAUFMAN: MISIONET E MËKATSHME

Dua tё mё varrosin nё njё krater anonim nё hёnё.
Dua tё ndёrtoj fusha golfi si miniaturё nё tё gjitha yjet.
Dua tё dёshmoj se Atlantida kishte qenё vendpushimi veror pёr
njerёzit e shpellёs.
Dua tё dёshmoj se Los Angjelos ёshtё shaka me rreng, tё cilёn
po na imponojnё qeniet superiore nga njё planet argёtues.
Dua tё ekspozoj Qiellin si njё sanatorium luksoz tё mbushur me
psikopatё tё pasur qё kujtojnё se mund tё fluturojnё.
Dua tё tregoj se Bibla kishte qenё e botuar nё fashikuj nё Romё
si strip pёr fёmijё.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult