
Çfarë t’iu bëj sonte mendimeve që s’më lënë të qetë,
U bërtas të flenë gjumë, thonë bëjnë si dinë vetë,
Vijnë radhë e radhë pa urdhër shpirtin ma trazojnë,
Thonë nuk është e lehtë të ndahesh, kur të dashurojnë.
U kërkoj të shkojnë diku, mos t’më trazojnë,
Botës sonte jam i vetëm s’ka kush t’më kërkojë.
Të tjerët që unë kam dashur për dreq gjithë kanë ikur,
I shikoj që dashurojnë, por për to s’jam fikur.
Ulëras e shkopin marr mendimet t’i përzë,
Zënë e qeshin e bëjnë lojë si sonte kurrë më.
“Dashurinë s’e fshinë t’i dot”-zënë e më përqeshin,
Pyes veten sa të drejtë kanë këto fjalë që qesin.