Marley: Duhet ta gjesh atë për të cilën ia vlen të vuash…

Robert “Bob” Nesta Marley OM (1945 -1981) ishte një këngëtar, kantautor, kitarist dhe aktivist xhamajkan. Njihet si interpretuesi më i njohur i muzikës reggae, dhe vlerësohet se ndihmoi në përhapjen e muzikës xhamajkane në audiencën mbarëbotërore.

Bob Marley njihet si një artist i mençur dhe i ndjeshëm për çështjet sociale. Thëniet e tij, sidomos ato për dashurinë citohen edhe sot nga të dashuruarit në mbarë botën.

ObserverKult ju sjell disa prej tyre:

“Nëse ajo është një vajzë fantastike, nuk do jetë e lehtë. Nëse është e lehtë, ajo nuk është fantastike. Nëse ajo ia vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Nëse heq dorë, nuk je i denjë për të. … E vërteta është se të gjithë do t’ju lëndojnë. Thjesht duhet ta gjesh atë për të cilën ia vlen të vuash.”

“Thoni se e dashuroni shiun, por përdorni çadër për të ecur nën të. Thoni se e doni diellin, por kërkoni hije kur ai shkëlqen. Thoni se e adhuroni erën, por kur fryn fortë mbyllni dritaret. Prandaj, kam frikë të të besoj kur më thua se më do.”

“Dashuria nuk do t’ju lërë kurrë vetëm.”

“Mashkulli më frikacak është ai që zgjon dashurinë e një gruaje, pa patur për qëllim që ta dashurojë.”

“Paraja nuk mund të blejë as dashurinë as jetën.”

“Ajo mund të mos jetë më e famshmja apo më e bukura, por nëse e dashuroni dhe ajo ju bën të lumtur .. ç’rëndësi kanë gjërat e tjera?”

“Vetëm një herë në jetë besoj se do të gjeni dikë që do të ndryshoj plotësisht botën tuaj.”

ObserverKult