Bocelli dhuron plazmën e gjakut: Isha i sëmurë me Covid-19

Andrea Bocelli, i prekur dhe ai nga koronavirusi, shkoi sot në qendrën e grumbullimit të spitalit Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmë në kuadrin e studimeve për gjetjen e një kure për të sëmurët nga Covid 19.

Tamponin, artisti i madh e bëri në 10 mars. E shoqja, e cila bëri të njëjtin dhurim, si dhe të dy fëmijët e tij, u infektuan që të gjithë. Duke folur për gazetarët, legjenda e operas shpjegoi se nuk kishte pasur ndonjë problem të veçantë: thjesht pak ethe, por praktikisht e përshkruan veten si asimptomatik. Bocelli e kaloi të gjithë periudhën e karantinës duke u përpjekur ta bënte veten të dobishëm dhe të kontribuonte me artin e tij në një moment kaq tragjik, duke nisur nga koncerti në Duomo ditën e Pashkëve, deri te maratonat e ndryshme muzikore të transmetuara online e tek ajo ndërkombëtare “One World Together”, transmeton ‘top channel’.

Andrea Bocelli duhet të mbante tre koncerte gjatë verës, të cilat ashtu si dhe ato të artistëve të tjerë, janë shtyrë për shkak të situatës së pandemisë në data që mbeten për t’u caktuar.