Borges: Ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë…

Jorge Luis Borges

Nga Jorge Luis Borges

Nuk e di pse thonë se qenkam i mangët në ndjenja, apo se më qenkan mohuar disa përvoja themelore në jetë. Mendoj se e kanë fjalën për ndjenjën e dashurisë tek unë. Por ata që mendojnë se unë nuk e paskam njohur dashurinë, gabojnë.

Atyre mund t’u pohoj se përherë kam qenë i dashuruar. Dashuria e parë (sigurisht, ideale), e jetës sime ishte një aktore, Ava Gardner.

Zakonisht, filmat e saj i shikoja dy herë në ditë. Sapo mbaronte shfaqja, dëshiroja që të vinte e nesërmja që ta shihja përsëri. Dashuria kërkon prova. Prova të mbinatyrshme.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA: SHQIPJA NJË NGA 3 GJUHËT MË TË VJETRA NË BOTË, RREZIKON ZHDUKJEN SI LATINISHTJA E GREQISHTJA E VJETËR