Borges: Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm!

borgg

Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20-të, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899. Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borges krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.

Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për Letërsinë. “Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, tha shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në 2010.

Ja disa prej shprehjeve më të spikatura të Borgesit:

“Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës”
“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”
“Vetë jeta është një citat.”
“Teksa mendoj për mitet e shumtë, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve.
“Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.
“Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyer.”
“Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale.”
“Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm.”

ObserverKult


Lexo edhe:

“Legjendë” nga Jorge Luis Borges