Dh. Haxhimihali Topi, D. Topi, E. Andoni,
Fjalor i termave bazë të kimisë
Faqe: 430
Fjalori shqip–anglisht dhe anglisht–shqip i terminologjisë bazë të kimisë u vjen në ndihmë gjithë kimistëve që duan të thellojnë njohuritë dhe studimet e tyre në këtë fushë. Ai është i ndarë në dy pjesë, ku gjuha e parë e këtij fjalori është shqipja dhe si bazë referimi për saktësimin e kuptimit të termave është përdorur anglishtja.
Ky fjalor normativ ka 7000 terma njëfjalësh e togfjalësh, bazuar në fjalorin e parë të F.Bardhit dhe deri te botimet më të fundit. Fjalori ka dy funksione, është normativ duke synuar të vendos norma mbi këtë fushë dhe është i pari në gjuhën anglisht.
Ndër të tjera fjalori ka një rëndësi të veçantë pasi jep kontribut në kuadër të mënjanimit të huazimeve të panevojshme duke i shqipëruar ato./ ObserverKult