Botohet Antologjia “Poezi universale nga sot”, poezia shqipe prezantohet nga Zhiti dhe Kelmendi

Nga njohës të poezisë botërore, rumuni Ion Deaconescu dhe kinezi Zhao Lihong u përgatit dhe u botua në Kinë, Antologjia: “Poezi universale nga sot”.

Antologjia me mbi 800 faqe, botim luksoz i “grinta”-s është në gjuhën angleze dhe përfshien poetë të shquar nga të gjithë kontinentet si Adonis, nobelistët si Wole Soyinka, Tomas Teanströmer, apo poetë si Yevgeny Yevtushenko, etj.

Nga Shqipëria është zgjedhur Visar Zhiti ndërsa nga Kosova, Jeton Kelmendi.


Nga secili poet, njëra nga poezitë është faksimile, me shkrimin e tij të dorës.
Jeton Kelmendi, të cilit sapo i ka mbërritur antologjia në Prishtinë, thekson se kjo gjithsesi është arritje e letrave shqipe, gëzim për poezinë që na bashkon me botën.