Botohet “Fjalori për veprën e Gjergj Fishtës”, Kulli: Nuk ka me pretekst se nuk kuptohet

at gjergj fishta
Gjergj Fishta

Botimet “Fishta” kanë sjellë para lexuesit një “Fjalor për veprën e Gjergj Fishtës”. Kur vite më parë, u propozua një përkthim në gjuhë letrare për Gjergj Fishtën, shoqëria u përfshi në debat ndaj një fjalor për veprën e tij, kërkon një shpjegim.

“Në një mënyrë të tillë të plotë për veprën e Fishtës vjen për herë të parë. Por botime të një fjalori të pjesshëm të veprës së Fishtës ka pasur që më 1941. Përgatitur nga At Benedikt Dema. Fjalori ynë është fjalor i fjalëve të rralla e i shprehjeve frazeologjike të Fishtës”, tha Frano Kulli, autor i “Fjalor për veprën e Fishtës”.

Paçka debatit të moskuptimit a nevojës për një Fishtë që përkthehet shqip-shqip, Kulli thekson: “Botimi i tij do të rrëzojë një pretekst se Fishta është i pakuptueshëm”.

Në stendën e Botimeve “Fishta” gjendet gjithë vepra e plotë e Fishtës, nga “Lahuta,” te publicistika e dramat./BalkanWeb

LEXO EDHE: GJERGJ FISHTA, POETI KOMBËTAR QË U MOHUA NGA KOMUNIZMI

150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bëri bashkë studiuese dashamirës së artit në Muzeun Historik Kombëtar. Në konferencën e organizuar posaçërisht për shkrimtarin. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe. 

“Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh atë heshtjen e gjatë. Që ra mbi të prej gjysmë shekulli. Por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi nga veprat e shkrimtarit “Lahutën e Malcisë” për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit.

“Nuk do të harrohet kurrë vepra “Lahuta e Malcisë”, e cila me të drejtë u konsiderua si “Iliada shqiptare”. Dhe Fishta si “Homeri shqiptar”, deklaroi studiuesja.

Studiuesja Rovena Vata, solli në vëmendje një tjetër dimension të Fishtës, satirën. 

Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional. Ndërsa e vlerësuan atë për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij.