Në 5-vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku, u botua nga familjarët, në bashkëpunim me studiues vendas dhe të huaj, botohet libri i tretë kushtuar të lumit Dom Shtjefën Kurti dhe dy klerikëve të tjerë, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi.
Libri ka në qendër njërin prej martirëve dhe 38 të lumëve të Kishës në Shqipëri, Dom Shtjefën Kurtin.
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, njoftoi se materialet arkivore të publikuara janë tërhequr pranë AIDSSH, AQSH, AMPJ dhe Propaganda Fides.
“Ballina e librit të tretë ka për titull “Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi, dëshmitarë të një populli martir”. Dhe i referohet aktit të tre klerikëve të rinj nga Kosova, më 1930.
Të tre ata kishin qenë bashkënxënës në Seminarin Papnor të Shkodrës. Të tre misionarë dalë nga Kongregacioni Propaganda Fide në Romë. Ndërsa dy prej tyre edhe bashkëstudentë për teologji në Insbruk, Austri.
Në fillim të viteve ’20 ata u dërguan në Kosovë dhe për gati dhjetë vjet shërbyen më së shumti në Gjakovë e rrethina, pjesë e Ipeshkëvisë Shkup – Prizren. Historia e tre klerikëve të rinj, rreth të tridhjetave, është sa interesante e po aq impresionuese”, shprehet Prof. Dr. Ana Lalaj në parathënien e botimit.
Përpjekjet e nipit të të lumit Shtjefën Kurti, Nikolin Kurti, për zbardhjen e veprimtarisë komplekse të xhaxhait të tij, vijojnë me këtë kontribut të vlefshëm e të zgjeruar. Që u shtohet burimeve historike mbi të shkuarën./ATSH
————————————————
LEXO EDHE: “TË RINJ QË NUK SHKRUAJNË DOT 10 RRESHTA PA BËRË 20 GABIME DREJTSHKRIMORE…”
Në një supermarket, një grua e moshuar zgjodhi një qese plastike për të futur ushqimet që kishte blerë. Arkëtari e qortoi se zgjedhja e saj nuk ishte ekologjike dhe i tha: “Fatkeqësisht, brezi juaj nuk e kupton lëvizjen ekologjike. Ne të rinjtë po paguajmë për brezin e vjetër që shpërdoroi të gjitha burimet!” Zonja e moshuar i kërkoi falje arkëtarit dhe i shpjegoi. “Më falni, nuk kishte asnjë lëvizje pro mbrojtjes së mjedisit në kohën tonë”.
Ndërsa po largohej nga supermarketi, arkëtari shtoi: “Ishin njerëz si ju që shkatërruan të gjitha burimet në kurrizin tonë. Vërtet, nuk kishte absolutisht asnjë shqetësim për mbrojtjen e mjedisit në kohën tuaj”.