Abidin Krasniqi e përkthen në frëngjisht, romanin “Zogjtë e qyqes” të shkrimtarit Gani Mehmetaj. Libri u botua në Paris nga shtëpia botuese, Fauves Editions.
“Me kënaqësi ju njoftoj për botimin e përkthimit tim të romanit të Gani Mehmetajt, Zogjtë e qyqes, në Paris. Dëshiroj të falënderoj shtëpinë botuese, Fauves Editions, dhe veçanërisht znj. Anne Leclercq, pa të cilën lexuesi francez nuk do të kishte mund ta njihte këtë vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore kosovare”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në FB.
Linkun, ku edhe mund të lexoni faqet e para të librit, mund ta gjeni KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
LANSOHET FAQJA E INTERNETIT KU PËRFSHIHEN KËNGËT EPIKE LEGJENDARE SHQIPTARE
Pas një viti pune intensive, ju prezantoj sot një faqe internet që përmban një bazë të dhënash në të cilën janë të grupuara pothuajse të gjitha këngët epike legjendare shqiptare të botuara deri sot, domethënë 422 tekste dhe 107.545 vargje.
Tekstet janë të disponueshme në tre formate të ndryshme skedari:
1) në .doc, një format që ju lejon të kërkoni për njësi leksikore brenda vetë tekstit;
2) në .pdf, një format që lejon leximin e lehtë si dhe
3) në .jpeg, i cili mundëson leximin e versionit origjinal të tekstit siç është publikuar – dhe t’i referohet tekstit origjinal në rast dyshimi për dixhitalizimin e tij -.
Realizimi teknik i bazës së të dhënave është vepër e Sara Kuçit, e cila me durim të pafund i dha formë teksteve që unë personalisht i digjitalizova. Janë përfshirë emrat e rapsodëve, ata të mbledhësve, vendi dhe viti i mbledhjës, si edhe vendi i botimit (libri).