Mësuesit e një shkolle në Angli bëhen hit, pas vallëzimit si lamtumirë për nxënësit e tyre

Stafi në një shkollë në Suffolk të Anglisë është bërë viral pasi postuan një video kërcimi të frymëzuar nga The Greatest Showman në TikTok.

Sipas mediave të huaja mësuesit dhe nxënësit në Ormiston Sudbury Academy vallëzuan me këngën “From Now On” nga filmi muzikor hit i vitit 2017 për t’i dhënë lamtumirë studentëve të Vitit 11 muajin e kaluar.

Video shpejt u bë virale, duke fituar dhjetëra mijëra shikime dhe dhjetëra mijëra pëlqime në llogarinë e arteve skenike të shkollës në TikTok.

Në të gjitha platformat e mediave sociale, ajo është parë më shumë se një milion herë.

Leo Cox, kreu i artit skenik të shkollës, krijoi llogarinë në mars si një mënyrë për t’u angazhuar me studentët dhe për të sjellë argëtim të lehtë në ditën e shkollës.

Llogaria shpejt u bë jashtëzakonisht e famshme në mesin e studentëve, me shumë prej tyre të etur për të marrë pjesë dhe videot filluan të fitojnë popullaritet. /Telegrafi/