Bregoviqi e kishte quajtur Nënë Terezën “cigane të famshme”

Nga Blerim Latifi

Ky pevaçi Goran Bregoviçi e paska quajtur Nënë Terezën “cigane të famshme”.
Unë nuk ushqej asnjëlloj paragjykimi ndaj romëve, sepse edhe ata në rrafshin e konstitucionit mendor janë të barabartë me të gjithë njerëzit e botës, por janë kushtet sociale dhe racizmat institucionalë ato që i kanë dënuar të bëjnë jetë të mjeruar e të stigmatizuar, kudo nëpër botë.
Por ajo çfarë fshihet në deklaratën e Bregoviçit është racizmi i nënkuptuar i serbëve ndaj shqiptarëve, i artikuluar qysh moti nga ish kryeministri serb, Vladan Gjorgjeviç (1913), i cili mundohej ta bindëte Europën se shqiptarët nuk kanë kapacitete mendore për të krijuar vlera shpirtërore dhe nëse ndonjëri prej tyre bën përjashtim nga kjo, atëherë ai duhet të jetë me origjinë etnike joshqiptare.
Kështu, edhe për Bregoviçin, Nënë Tereza mund të jetë çdo gjë, por shqiptare kurrsesi. Në Shqipëri nuk i njohin përmasat e racizimit antishqiptar që ende ekziston në Serbi, sepse kurrë nuk janë ballafaquar me anën praktike të tij. Problemi, është se vetë ne në Kosovë jemi duke e humbur ndjeshmërinë për këtë racizëm.

ObserverKult