Brikenë Ceraja-Beka: Mbrëmë të takova

Mbrëmë të takova,
ashtu si çdoherë nën heshtjen e kohës bëje dashuri
e hana kish fillu me dalë, ashtu e bukur
mbrëmë të takova,
kur nata kish harru me ndalë dritën,
e ti në heshtje drithërije para flakës së qiririt,
e netëve të gjata falje veç dashuri
mbrëmë
në heshtje ta vizatova hijen me tymin e qiririt
e ti dashurinë ia fale hanës së plotë.