Brikenë Ceraja: Vrazhdësi kohe

brikene cerraja

Sa herë të fala dhe të putha në ballë
ti nuk e vëreje ngrohtësinë e puthjes
sa herë ta fala dritën për të shëruar
atë njollë që e mban në supe
e ti nuk e vëren as aromën
mbi të cilën ta lashë
nën këmishën që kurrë se gëzove
sa herë ta fala bukurinë si maskë
për të mos e pa vrazhdësinë e kohës në pasqyrë
e ti me bukurinë time mblodhe
copëzat e thyera nga portreti
sa herë të fala copa trishtimi
e ti heshtjen e bëre urë.