Britney Spears është kundër transmetimit të dokumentarit të saj

Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri të Netflix, “Britney vs Spears”, këtë e bënë të ditur “Page Six.

“Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj,” tha një burim dje.

Netflix publikoi trailerin për dokumentarin që do të dalë javën tjetër. I cili duket se do të eksplorojë betejën 13-vjeçare të yllit të pop-it për kujdestarinë.

Regjisorja e dokumentarit, Erin Lee Carr, tha në një intervistë për Los Angeles Times dje, se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin.

“Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë,” -tha regjisorja.

Carr tha se madje i dërgoi një letër këngëtares dhe shtoi se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj, Britney është aktualisht e fokusuar tek i fejuari.

——————————————————————————————-

LEXO EDHE: Dëshmia tronditëse e ish-truprojës së Britney Spears: I ati i jepte drogë dhe e mbante…

Ish-truproja i ikonës së popit, Britney Spears, ka bërë një dëshmi tronditëse.

Ai ka treguar se si këngëtarja kontrollohej nga i ati. Fernando Flores në rrëfimin e tij, thekson se i ati i jepte këngëtares koktej me ilaçe të fuqishme.

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores, transmeton ‘tirananews.al’.

Ai vazhdoi duke thënë se si babai i Britney, Jamie e telefononte atë shumë herë në ditë për të parë se çfarë situate ishte dhe duhej të kërkonte lejen e tij për çdo gjë që ajo donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: Pas gjendjes së vështirë Britney Spears “rebelohet” në Instagram, poston videon e veçantë