Pas gjendjes së vështirë Britney Spears “rebelohet” në Instagram, poston videon e veçantë

Ylli amerikan i muzikës pop merr kontrollin e jetës së saj. Në një video të postuar në Instagram ajo shihet duke pikturuar dhe kërcyer, transmeton ‘lapsi.al’.

“Unë nuk jam një piktor, por u ndjeva si të isha. Ndihem e gjallë, e guximshme, revolucionare,” thotë Britney Spears, pas shpërthimit të mosmarrëveshjes ligjore lidhur me çështjen e kujdestarisë dhe trashëgimisë dhe “fitores” së saj të parë.

LEXO EDHE: Britney Spears, mesazh të afërmve të saj: Ku ishit kur kisha nevojë?