Britney Spears, mesazh të afërmve të saj: Ku ishit kur kisha nevojë?

Së fundmi këngëtarja, Britney Spears, u dërgoi publikisht një mesazh të gjithë të afërmve të saj të cilët ofruan mbështetjen e tyre për çështjen e kujdestarisë.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Britney publikoi një shprehje: ”Asnjëherë mos i harro personat që nuk të ndihmuan kur kishe nevojë dhe ata që ofruan ndihmën e tyre pa ia kërkuar”.

Poshtë kësaj thënie, ajo ka shkruar se të gjithë personat që tani po e mbështesin publikisht nuk e kanë ndihmuar kur këngëtarja ishte në vështirësi, transmeton ‘lapsi.al’.

”Nuk ka asgjë më të keqe se një situatë kur të dashurit tuaj, të cilët kurrë nuk kanë qenë atje për ju. Papritmas flasin dhe ju japin mbështetje publike. Nuk ka asgjë më të keqe se kaq! Si guxojnë të thonë ndonjë gjë? A u përpoqën madje të më ndihmonin atëherë kur më duhej shumë? Si mund të thuash vetëm tani publikisht sa të intereson? Pse nuk më dha një dorë ndihme kur isha duke u mbytur?“, shkruajti Spears në postim.

Nuk është e qartë se kujt po i drejtohet këngëtarja, por ndjekësit e saj kanë komentuar se mesazhi është për motrën e saj Jamie Lynn Spears, e cila shkroi për situatën në Instagram në fillim të këtij muaj.

LEXO EDHE: Madonna mbështet Britney Spears: “Kthejini jetën pas kësaj gruaje”