Bruce Springsteen: Reno

Poezi nga Bruce Springsteen

I hoqi çorapat, i mbajta te fytyra ime.

I kishte noçkat si tuat, isha plot qejf.
“Dyqind dollarë përsipër,
Dyqind e pesëdhjetë përmbi bel,” duke buzëqeshur tha.
Ma zbërtheu rripin, dhe lidhi flokët e veta të zeza,

Dhe u ul karshi meje në shtrat.
Tha, “zemër çfarë ndjenje ke, deshe t’ia mësyjë dalëngadalë?”
Shikimi m’u zhvendos përtej dritares, poshtë në rrugë.

Ndjeva shtrëngim në bark. Dielli e përgjakte qiellin
Dhe futej në rriska nëpër roletat e hotelit. Mbylla sytë.
Rrezet e diellit mbi Amatitlan, rrezet e diellit nëpër flokët tu.
Në Luginën e Dy Lumejve, era e jargavanit mbushte ajrin.
Kalëruam me kaubojë, teposhtë në lumenjtë e qetë të gjelbrimit.
Jam i sigurt se kjo punë dhe ajo buzëqeshje që dilte përfundi kapelës sate
Qe e gjitha që m’u kanë dashur ndonjëherë.
Disi e gjitha që të është dashur ndonjëherë, kurrë nuk mjafton, e di.
Ti dhe unë, Maria, ne e dimë se është bash kësisoj.

Më hoqi nga goja e saj, “je i gatshëm,” tha.
I hoqi gjimbajtëset dhe brekët, qulli gishtin, dhe e futi,
Më pas zhagas më ra sipër në shtrat.
Ma mbushi edhe një whisky,
Tha, “për hir të më të mirës që ke pasur ndonjëherë.”
Qeshëm dhe ngremë dollinë.
Nuk ishte më e mira që kam pasur ndonjëherë,
Bile as për së afërmi.

Përktheu: Fadil Bajraj

Bruce Springsteen

Lexo edhe:

RAYMOND CARVER: PËR SEMRËN, ME VRULL LUFTARAK