Armenida Qyqja: Mos xhelozo, i dashur im…

Mos xhelozo, i dashur im,
Për sytë që më shohin nga larg,
Hënës i kuisin ujqër e qenër në shekuj vetmie,
Por askush s’e futi dot në shtrat…

Mos xhelozo, i dashuri im,
Për erën që fryn se veç gjethet lazdron,
Fjalët që sjell, sërish me vete i merr,
Se shpirti im, me frymën tënde rron…