
Në Hungari, një thesar i dijes mijëravjeçare rrezikon të shkatërrohet nga një armik i vogël. Brumbuj të vegjël, por shkatërrues, kanë dëmtuar dhjetëra mijëra libra të çmuar, disa prej të cilëve datojnë që nga Mesjeta.
Bëhet fjalë për Abacinë e Pannonhalmës, një manastir benedikti 1000-vjeçar në veri të Hungarisë, ku ruhen rreth 400 mijë libra dhe nga këto 100 mijë janë prekur nga insekti i njohur si “brumbulli i bukës”.
Mediat shkruajnë se disa punonjës janë angazhuar për t’i hequr me kujdes librat nga raftet dhe po i vendosin në çanta të mbyllura hermetikisht.
Aty do të qëndrojnë për gjashtë javë në një ambient pa oksigjen, me shpresën se të gjithë insektet do të zhduken.
“Kur shoh një libër të kafshuar nga brumbujt, më duket sikur kemi humbur një copë të kulturës sonë”, thotë drejtoresha e bibliotekës.
Zbulimi ka qenë i rastësishëm gjatë pastrimit të rafteve, ndërsa temperaturat e larta, të ndikuara edhe nga ndryshimet klimatike, besohet se kanë favorizuar përhapjen e shpejt të tyre.
Për manastirin-Abacinë, kjo nuk është thjesht një bibliotekë. Kjo është një thesar kombëtar që ka mbijetuar luftëra, pushtime, dhe shekuj të tërë historie, por nuk po i mbijeton do të brumbujve.
Aktualisht biblioteka është mbyllur ndërsa pritet të rihapet vitin që vjen, atëherë kur çdo libër të jetë kontrolluar, pastruar dhe restauruar.
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E PANJOHUR E PASARDHËSVE TË SKËNDERBEUT: ÇFARË NDODHI ME DJALIN DHE NIPIN…






