Mblidhmë në duart e tua si kallëz gruri
E bluamë në mullirin e shpirtit qetësisht
Tregomë forcën tënde prej burri
Të ndihem fluturzë krahë blertë mbi degë qershiz’
Merrmë e më thurr kurorë ndër gishtërinjë
Thithmë nektarin që lëshojnë flokët e mi
Tregomë se burrat janë si shkëmbinjt
Se dhe malet i ulin në gjunjë për dashuri
Lumturom si lulëkuqe e çelur në qershor
Dërgom në parajsë më puthjen e diellit
Mê bëj të besoj se dhe burrat dashurojnë
S’më duhen ëndrrat varur, në fije të perit.