Bruna Gjoni Përvathi: Ti je mall i ngjyer me lule mjalti…

bruna gjoni t'lazdruem prej dashnie

Ti je mall i ngjyer me lule mjalti
Që vjen më ulesh mbi qerpik
Je puhizë e embël që ma merr kraharorin
Ne qiellin tënd më zbret pa frikë.

Ti je çast, je flirt, je dashuri e verbuar
Që vjen ma thith çdo qelizë e ind
Je shkëmb…je luleborë, dimrit lulëzuar
Je frymë që më ndal e më rilind..

ObserverKult

Lexo edhe:

U BRAKTISËN, TRADHTUAN, APO S’UA “VARI” ASKUSH: FILOZOFËT E MËDHENJ QË DËSHTUAN NË DASHURI

filozofët mall

Në këtë artikull ju paraqesim 10 filozofët, për jetën e të cilëve jemi bazuar në biografitë e tyre.

Platoni

Filozofi grek Platoni vdiq si beqar i përjetshëm në moshën 81-vjeçare. Në librin e tij “Shteti” ai e përshkruan Utopinë si një qytet i qeverisur nga Shteti. Fëmijët e partnerëve inferior do të hidheshin me një anë, në një vend të mistershëm dhe të panjohur, aty edhe ku duhet të ishin. Fëmijët e të tjerë do të merreshin dhe do të rriteshin nga komuniteti, të cilët pastaj çdo të moshuar do ta thërrisnin “baba” ose “nënë”.

Gratë nuk do të i’u përkisnin burrave të tyre, por të gjithë meshkujve. Platoni gjithashtu mendonte se gratë mbi moshën 40-vjeçare që mbesin shtatzënë, duhet të abortojnë.

Leo Tolstoy

Autori i famshëm i njohur për veprën e tij “Lufta dhe Paqja”, përvojën e parë seksuale e kishte me një prostitutë, në moshën 14 vjeçare. Në të njëzetat e tij ai e kishte një fëmijë me një skllave, të cilin kurrë nuk e pranoi publikisht.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

DASHURITË E NDALUARA SHNDËRROHEN NË MALL TË PËRJETSHËM…